Sporti

Renditja e FIFA-s: Shipëria e 49-ta, Maqedonia e 162-ta, Kosova e 165-ta

Kombëtarja e Shqipërrisë në futboll vitin 2016 do ta përfundojë në pozitën e 49-të të renditjes tabelare të FIFA-s për kombëtaret më të mira të botës me gjithsej 617 pikë, tregojnë të dhënat e publikuara nga FIFA në matjen e fundit për vitin 2016.  Sa u përket vendeve tjera, Maqedonia vitin 2016 do ta përfundojë në pozitën e 162-të, me 138 pikë të tubuara, që është pozita më e ulët prej kur shteti figuron në rangimet e FIFA-s, ndërkohë që Kosova e cila në vitin 2016 u bë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Futbollit, vitin do ta përmbyllë në pozitën e 165-të me gjithsej 135 pikë të tubuara.

Nga shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, Kroacia zë vendin e 14-të me 1.103 pikë, Serbia është e 44-ta me 647 pikë, Sllovenia në vendin e 51-të me 616 pikë dhe Mali i Zi i 63-ti me 549 pikë të tubuara.  Sa i përket kreut tabelar, Argjentina do të përfundojë vitin 2016 në krye të renditjes tabelare të FIFA-s për kombëtaret më të mira të botës , duke udhëhequr para fqinjit Brazilit i cili radhitet i dyti.

Argjentina e mori primatin e kombëtares më të mirë nga Belgjika e cila në muajin prill u radhit e para dhe qëndroi në kreun tabelar për tetë edicione të renditjes. Megjithatë, Argjentina fitoi dhjetë prej 15 ndeshjeve të luajtura në vitin 2016, duke humbur tre dhe duke barazuar në dy të tjera.  Vlen të veçohet se në dhjetëshen e parë nuk kanë hyrë kombëtare të reja.

Dhjetëshja e parë

Argjentina, Brazili, Gjermania, Kili, Belgjika, Kolumbia, Franca, Portugalia, Uruguaji dhe Spanja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button