Kronika

Moti i keq, pezullohet lundrimi nga Bari drejt Durrësit

Orët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, erë e fortë dhe reshje dëbore.
Porti italian i Barit ka pezulluar përkohësisht të gjitha lundrimet në pritje të rënies së forcës së detit dhe erës që fryn me drejtim nga verilindja.
Dy tragetet e planifikuara për t’u nisur drejt Durrësit në orën 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës e kanë shtyrë lundrimin e tyre me afro 8 orë, kohë kur parashikohet të përmirësohet moti.
Ndërkaq, nga porti i Durrësit është nisur drejt Barit natën e së mërkurës vetëm një nga dy tragetet e linjës detare.
Trageti tjetër do të niset nga Durrësi ne orët e para te mëngjesit. Kapitaneria e portit sqaron se shkak i cenimit të grafikut të lëvizjes është situata e krijuar në portin e Barit dhe mungesa e kalatave për ankorimin e të dy trageteve, ndërsa në Durrës situata detare paraqitet e qetë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button