Home / Ekonomia / Mjetet e regjistruara jashtë Shqipërisë, hyn sot në fuqi udhëzimi i DPD

Mjetet e regjistruara jashtë Shqipërisë, hyn sot në fuqi udhëzimi i DPD

makina-siguracion-306x2302Udhëzimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për përdorimin e automjeteve me targa të huaja të importuara në vendin tonë, por që janë regjistruar jashtë Shqipërisë, hyn sot ( 1 shtator) në fuqi. Pak ditë më parë DPD-ja nxori një udhëzim të ri “mbi trajtimin e mjeteve të regjistruara jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, që thyejnë regjimin e lejimit të përkohshëm të automjeteve për përdorim privat, dhe rastet e kontrabandës me automjete”. Nga regjimi i lejimit të përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat përfitojnë vizitorët jo-rezidentë që vizitojnë Shqipërinë me automjetet e tyre për periudha të shkurtra kohe dhe që dalin përsëri jashtë Shqipërisë me automjetet e tyre. Gjithashtu përfitojnë studentët, mjekët dhe shkencëtarët që vizitojnë apo punojnë në Shqipëri për periudha kohe të caktuara, si dhe individët që janë rezidentë jashtë Shqipërisë dhe që kanë vendin e punës në Republikën e Shqipërisë.
Sipas udhëzimit, automjetet për përdorim privat mund të përfitojnë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë 6-mujore, brenda një viti, e pas kësaj të dalë jashtë vendit apo të zhdoganohet. Ndërkaq, udhëzimi sqaron edhe procedurat që duhet të ndiqen për automjetet e destinuara për përdorim privat që importohen në vendin tonë, nën regjimin e lejimit të përkohshëm.

Në udhëzim përcaktohen edhe penalitetet që shoqërojnë rastet e moszbatimit të këtij udhëzimi.

Duke iu referuar të dhënave për 6 muajt e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se janë bllokuar rreth 400 automjete që kishin hyrë në vendin tonë nën “regjimin e përkohshëm të automjeteve” dhe nuk ishin larguar nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.