Bota

Fjalimet më të fuqishme që gratë kanë bërë gjatë 2016-ës

Ky vit ka qënë sfidë për shumë femra duke filluar nga Hillary Clinton e cila mund të bëhej femra e parë presidente e deri tek Selena Gomez e cila me fjalimin e saj përloti mijëra fansa. Por këto femra arritën të përcillnin një mesazh tek femrat e tjera me fjalimet e tyre. Le të reflektojmë mbi fjalimet më të fuqishme të këtij viti:

gallery-1482356544-gettyimages-621953806

1.Fjalimi i Hillary Clinton pas humbjes së zgjedhjeve – “E di që ne femrat nuk kemi arritur majat më të larta, por një ditë dikush do mundet dhe shpresojmë shumë shpejt. Dhe të gjithë vajzave të vogla që po e shohin këtë, kurrë mos mendoni se ju nuk keni vlera sepse ju jeni të fuqishme dhe meritoni çdo shans dhe mundësi në botë që të arrini ëndrrat tuaja.”

gallery-1482341037-gettyimages-580965470

2.Fjalimi i Michelle Obama në Komitetin kombëtar demokratik – “Unë dhe Barack themi gjithmonë se kur dikush është mizor, ti nuk duhet të biesh në nivelin e tij. Jo, moto jonë është: kur ata ulin veten, ne ngrihemi lart.”

gallery-1482357184-gettyimages-624727484

3.Fjalimi i Selena Gomez në ndarjen e çmimeve “American Music Awards” – “Nëse ti je i lënduar, nuk duhet të qëndrosh ashtu. Unë kisha gjithçka, por isha e lënduar. E mbajta veten për të mos ju zhgënjyer ju, por mbajta aq shumë sa zhgënjeva veten. Nuk dua të shikoj trupat tuaj në Instagram, dua të shikoj çfarë keni në zemër.”

gallery-1447174183-shailene-woodley

4.Fjalimi i aktores Shailene Woodley në “Environmental Media Association Awards” – “Ajo që ka rëndësi është të ngrijmë zërin aq shumë sa që ata mos të kenë mundësi të na injorojnë.”

gallery-1475684903-gettyimages-505433834

5.Shkrimi i Jennifer Aniston për Huffington Post – “Ne jemi të kompletuara me apo pa burrë, me apo pa fëmijë. Ne e vendosim vetë se çfarë është e bukur për trupin tonë. Vendimi është vetëm i joni.”

gallery-1481486748-mc-madonna

6.Fjalimi i Madonna-s kur mori çmimin si “Gruaja e vitit” në “Billboard Music Awards” – “Ne femrat jemi shtypur për një kohë të gjatë. Por ne duhet të fillojmë të besojmë tek vlerat tona.”

gallery-1482326718-gettyimages-538445324

7.Fjalimi i Beyonce-s kur mori çmimin “E veshura më mirë e vitit” në “CFDA” – Ne kemi mundësinë të kontribuojmë në një shoqëri ku çdo vajzë mund të shohë reflektimin e vetes në një kopertinë reviste. Ju keni fuqinë të ndryshoni perceptimin, të inspironi dhe të fuqizoni, t’i tregoni njerëzve si të pranojnë komplekset dhe të shohin të metat, bukurinë e vërtetë dhe fuqinë brenda nesh.”

1479507205-1479484309-gettyimages-623418860

8.Amal Clooney në fjalimin e mbajtur në “Texas Conference For Women” – “Gjëja më e keqe që bëjmë ne femrat është se nuk e mbështesim njëra tjetrën dhe këtë mund ta bëjmë çdo ditë, s’ka rëndësi ku jemi.”

gallery-1480954508-gettyimages-627569744

9.Lady Gaga në letrën e hapur për sëmundjen e saj PTSD – “Unë besoj se ilaçi më i lirë dhe më i mirë në botë është fjala. Fjalë të mira, pozitive që i ndihmojnë njerëzit që kanë frikë të tregojnë një sëmundje, ta kalojnë frikën dhe të ndihen të lirë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button