Bota

Kolumbi, marrëveshja për paqen, miratohet amnistia

Kongresi i Kolumbisë miratoi një ligj që i ofron amnesti personave që janë akuzuar për krime të vogla gjatë luftës civile në vend. Presidenti kolumbian, Juan manuel Santos e përshëndeti votën e Parlamentit si një hap të parë drejt konsolidimit të paqes me grupin guerrilas FARC.

Amnistia është pjesë e një marrëveshje të modifikuar pasi pakti origjinal me FARC u refuzua nga populli. Konflikti civil në Kolumbi, përgjatë dekadave, i ka kushtuar jetën më shumë se 260 mijë njerëzve, ndërsa miliona të tjerë kanë braktisur banesat.

Ligji i ri mbron ata nga radhët e FARC dhe të ushtrisë me kushtin që të akuzohen për krime të vogla. Në këtë kuadër, priten që të falen me mijëra luftëtarë guerrilas. Marrëveshja origjinal e paqes, e cila u hodh poshtë në një referendum më 2 tetor, shihej nga shumë njerëz si tolerante ndaj rebelëve.

Më pas, qeveria dhe FRAC u kthyen në tryezën e bisedimeve për të arritur një pakt të ri, të cilin nuk kanë synim që ta çojnë sërish në referendum. Mes ndryshimeve të reja është detyrimi për FARC që të tregojë dhe dorëzojë asetet e tij që do të përdoren për kompensimin e viktimave të konfliktit.

Gjithashtu pritet nga rebelët që të japin të gjithë informacionin që kanë për trafikun e drogës në vend, ndërsa gjithashtu është vendosur se marrëveshja për paqen nuk do të jetë pjesë e kushtetutës se Kolumbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button