Kosova

Në Francë arrestohet Ramush Haradinaj

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj është arrestuar në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, më saktësisht në pjesën franceze të tij, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK’në familja e Haradinajt.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button