Home / Politika / Nishani dekoron RD-në me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Nishani dekoron RD-në me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Gazeta “Rilindja Demokratike” me rastin e 26-vjetorit të numrit të parë të saj ka marrë sot një dhuratë nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani.

Kreu i shtetit ka dekoruar RD me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Sipas Nishanit, kjo gazetë ka merituar titullin e lartë, pasi ka dhënë kontribut të vyer si gazeta që vrau frikën e diktaturës.

Dekorimi

Në 26-vjetorin e themelimit dhe botimit të numrit të saj të parë si një zë i lirë dhe i pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër komuniste, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekoroi gazetën “Rilindja Demokratike” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.