Te ndryshme

Paralajmërimi i kuzhinierëve më të mirë në botë: Ushqimet që duhet të shmangim në restorante

Kur ulemi në restorante dhe kamerieri na vendos përpara menynë, në listë kemi një gamë të gjerë ushqimesh të cilat kuzhina i ofron. Por kujdes, ekspertët e ushqimit paralajmërojnë se disa prej tyre nuk është mirë t’i konsumojmë.

“Cilat ushqime duhet të shmangen në restorante” është një pyetje së cilës i është përgjigjur një numër i madh i kuzhinierëve.

Ja çfarë thonë ata:

“Nëse unë jam 30 km larg nga deti, nuk porosis ushqim deti”

“I shmangem porosive për biftek në restorante të cilat nuk janë të specializuar për ta. Unë kam punuar në shumë prej tyre, dhe në qoftë se unë nuk jam në një shtëpi bifteku, zakonisht zhgënjehem. Gjithashtu, e shmang ushqimin e detit nëse nuk jam në vendin e njohur për to apo diku ku unë e di se blejnë peshk dhe prodhime deti të freskëta”.

“Nëse jeni në një restorant kinez, shmangni ushqimin që nuk është kinez. Me arsye janë të specializuar për atë ushqim. Njëherë pata porositur pure patatesh dhe mora diçka që ishte 75 për qind miell i bardhë”.

“Një nga bosët e mi më kanë këshilluar që kurrë të mos porosis specialitete të shtëpisë. Ai thotë se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin”.

“Nëse shkoni për të ngrënë peshk të dielave, me gjasë nuk do të jetë i freskët”.

Edhe kuzhinieri i famshëm, Anthony Bourdain, tha se kurrë nuk do të hante peshk të dielave, sepse shumica e restoranteve furnizohen me ushqim gjatë fundjavës, të enjteve dhe të premteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button