Home / Parlamentare / Kuvend- Rrezohen të gjitha dekretet e Presidentit

Kuvend- Rrezohen të gjitha dekretet e Presidentit

 Kuvendi i Shqipërisë, në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, rrëzoi të gjitha dekretet e Presidentit të Republikës, që kthejnë për rishqyrtim në parlament pesë ligje të miratuara në seancën plenare të 31 korrikut.

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj1-525x350
Me 77 vota deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin që kthen ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”; me 81 vota u rrëzua dekreti që ktheu ligjin “Për reformën territoriale”; me 79 vota u rrëzua dekreti që kthen për rishqyrtim ligjin “Për Policinë e Shtetit”; dekreti që kthen ligjin “Për organizimin e Gjykatave Administrative” u rrëzua me 73 vota, ndersa  me 78 vota pro u rrëzua edhe dekreti që kthen ligjin “Për funksionimin e KLD-së”.
Në relacionet e përgatitura për këto dekrete nga komisionet respektive, ai i Ligjeve dhe i Sigurisë, u argumentua se arësyet e parashtruara nga Presidenti nuk qëndrojnë dhe se tek asnjë ligj i kthyer prej tij nuk ka mangësi kushtetuese.
Mes dekreteve të rrëzuara ishte dhe ai që kërkonte rishqyrtimin e ndarjes së re territoriale. Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën territoriale, Bashkim Fino, tha ndër të tjera se me argumentat e parashtruara Presidenti është në tejkalim të kompetencave kushtetuese. “Jeni bërë pre e mendimit të PD-së, e cila kërkonte që më parë të bëhet ligji i decentralizimit e më pas ndarja territoriale. Bazuar në nenin 85-të të Kushtetutës i rekomandoj seancës votim kundër të dekretit”, tha Fino sot në Kuvend.

Leave a Reply

%d bloggers like this: