Home / Parlamentare / KQZ zëvendëson Selamin dhe Tahirin, ja kush janë deputetët e rinj

KQZ zëvendëson Selamin dhe Tahirin, ja kush janë deputetët e rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të zëvendësuar mandatet e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Flamur Çelaj (LSI) dhe Edmond Zejno (PD) zunë vendet e lira në Parlament.

Deputetët e rinj janë votuar me 7 vota pro.

Prokuroria nisi ndjekjen penale ndaj dy deputetëve, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare. Veprimi i menjëhershëm i Prokurorisë është pasojë detyruese e ligjit të dekriminalizimit, i cili e parashikon këtë masë kur organi i akuzës konstaton se funksionari publik nuk ka bërë deklarim të plotë të të dhënave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.