Keshilla

Bëni vetëm këtë veprim për të mundur virozat e dimrit…

Pothuajse çdo ekspert do të thotë se këshilla më e mirë për të shmangur viruset dhe të ftohurat është larja e duarve. Nuk ka dyshim, ajo funksionon vërtet. Por ja edhe disa këshilla të tjera për të luftuar të ftohtin e dimrit…

Larja e duarve

Një studim i kryer nga Marina e SHBA-së ka treguar se duke i detyruar rekrutët e saj të lajnë duart para se të hanë, mundësia për t’u prekur nga infeksionet respiratore është ulur me 45 për qind.

Problemi është se shumica prej nesh nuk e bëjnë atë për aq kohë sa duhet. Provoni të këndoni dy herë këngën ‘Happy Birthday’ , gjatë kohës që lani duart. Kjo do të ishte koha e mjaftueshme.

Larja me sapun dhe ujë është më efektive se përdorimi i antibakterialëve për duart.

Hani më shumë turshi

Çdo turshi, ose, në të vërtetë, çdo ushqim i thartuar janë shumë të mira. Ushqimi i fermentuar inkurajon bakteret e dobishme në zorrë, e cila është një mbrojtje e rëndësishme kundër infeksionit – në fakt, rreth 70 për qind të qelizave imune gjenden në zorrë.

Shkoni në shtrat së bashku

Gjatë mbrëmjeve të ftohta, duhet të flini në shtrat me të dashurit tuaj. Duke pasur marrëdhënie seksuale dy herë në javë mund të rriten nivelet e imunoglobulinave A, një antitrup që gjendet në membranat e mukusit të hundës, që ndihmon për të luftuar infeksionet.

Por, nga ana tjetër, shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se duke pasur seks më shumë se dy herë në javë në fakt mund të zvogëlohen nivelet e imunoglobulinës A. Kështu që, me kujdes edhe këtë punë.

Mendojeni veten të aftë

Qëndroni aktivë. Kjo mund të përgjysmojë shanset për kapjen e një të ftohte, sipas një studimi të fundit. Vetëm një shëtitje e shpejtë rreth parkut dhe numri i qelizave në gjak do të rritet, duke rritur edhe imunitetin.

Madje, edhe thjesht mendimi se jeni në gjendje të mirë shëndetësore, sipas një studimi ju bën që të mos sëmureni nga të ftohurit, ose nëse sëmureni, mund të shëroheni më shpejt se ata që e shohin veten si të pamundur./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button