Politika

Gripi/ Rama nxjerr vendim për pushimet e administratës

Ashtu siç pritej, rifillimi i mësimit në të gjitha shkollat dhe universitetet në vend është shtyrë për në datën 16 janar.

Urdhri është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë nisur nga epidemia gripale që ka përfshirë Shqipërinë dhe rreziku që mund të sjellë tek nxënësit.

Ky vendim u pasua nga një urdhër i Këshillit të Ministrave që cakton datë pushimi deri në 14 janar, për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve të mitur. Ja vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
  2. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button