Home / Kuriozitete / Një fëmijë krejt bardhë i lindur nga një nënë me ngjyrë

Një fëmijë krejt bardhë i lindur nga një nënë me ngjyrë

Një nënë me origjinë nigeriane arriti atë që për mjekët është mundësi 1 në 1 milion duke lindur një fëmijë tërësisht të bardhë.

femija-620x413Catherine Howarth, 32 vjeçe, nga Nigeria por prej vitesh qytetare britanike, mbeti e surprizuar kur pa për herë të parë djalin e saj Jonah. Me lëkurën shumë të bardhë, sytë jeshil dhe flokët kafe, Jonah duket si çdo fëmijë tjetër, por ajo që e bën unik është momenti kur e sheh në krahët e nënës së tij me ngjyrë.

Sigurisht nisur nga fakti se bashkëshorti i saj ishte i bardhë 32 vjeçarja ishte e pergatitur që femija i saj të ishte më e shumta ezmer, ndaj mjekët tregojnë se kur pa për herë të parë fëmijën e vet ajo nuk po u besonte syve.

femija1

Catherine Howarth dhe Jonah

“Mjekët më kanë thënë se mund të kem ndonjë gjen të fshehur që përcakton ngjyrën e bardhë. Prindërit e mi janë nga Nigeria, dhe për aq larg në kohë sa mund të mbajnë mend dhe të njohin ata, të gjithë të afërmit e mi kanë qenë me ngjyrë”, tregon 32 vjeçarja

Leave a Reply

%d bloggers like this: