Kronika

Durrës, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, 7 të arrestuar, mes tyre 3 femra

 policia_ngjarje1-320x209Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në Durrës. Mësohet se në pranga kanë rënë 7 persona, të cilët ofronin femra për pushuesit. Bëhet me dije se aktiviteti ushtrohej pranë një hoteli tek Ura e Dajlanit.

Të arrestuar janë përkatësisht shtetasit; Dorjan Çakrri, Armando Tahiri, Adenis Selimi, Sonila Ymeri, Malvina Skurra dhe Luljeta Reza. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe menaxheri i hotelit, Veljan Mazniku, ndërsa është shpallur në kërkim Mateo Dulaj.

Mësohet se tre femrat e arrestuara ushtronin aktivitetin e prostitucionit ndaj pushuesve në këtë hotel, që konsiderohet vepër e paligjshme në Shqipëri. Ndërkohë, po procedohen penalisht tre persona në gjendje të lirë, të cilin kishin paguar një shumë të hollash në këmbim të seksit me këto vajza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button