Home / Parlamentare / Elvis Rroshi ankimon në Kushtetuese vendimin e KQZ

Elvis Rroshi ankimon në Kushtetuese vendimin e KQZ

Pas dy ish-deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami, edhe kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi i është drejtuar sot Gjykatës për të apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit.

Avokati i Rroshit ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimin për vendimin e shkarkimit.

Akuza e Prokurorisë për Elvis Roshin

– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër

– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.

– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.

– Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te formularëve, neni 190 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.