Home / Ekonomia / Veliaj: S’doni të punoni në Call Centre?! Ti kthejmë lavdinë arsimit profesional

Veliaj: S’doni të punoni në Call Centre?! Ti kthejmë lavdinë arsimit profesional

veliaj Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ka dhënë ‘porositë’ e fundit të gjithë drejtorëve të shkollave Profesionale në vend. Sipas Veliajt, tashmë do të ndiqet një praktikë e re sa i takon arsimit profesional, duke theksuar se ata drejtues që nuk janë të aftë dhe nuk kanë kualifikimin e duhur do të largohen nga puna. Veliaj shtoi se duhet ti kthehet lavdia e dikurshme arsimit profesional.

Ndërsa, një tjetër mesazh i fortë i ministrit Velija ishte se të rinjtë duhet ti drejtohen prirjeve të tyre dhe të vendosin njëherë e mirë se çfarë duan të bëhen kur vendosin për profesionin. “Kemi më shumë aplikime nëpër shkollat Profesionale sasa hapësirë dhe mundësi. Nuk doni të punoni në Call Centre?! Vendosni tani se çfarë duhet të bëheni. Duhet ta ndajmë mendjen sot se cilat janë punët e të ardhmes, ndaj nëse shkollat e tregojnë sot se cilët janë interesat nuk do ketë probleme. Me kapacitetin njerëzor që ka ky vend duhet të bëjmë atë çka kemi brenda kapacitetit.

Një person që nuk ka specialitetin e duhur, nuk mund të jap mësim dhe të arsimojë fëmijët. Ndërkohë, çdo muaj mësuesit kanë detyrimin të çojnë një raport të paktën një herë në muaj, dhe të paktën njëherë në fund të shkollës do më dërgoni dhe mua një raport për gjithsecilin. Nëse ne bëjmë këto gjera që thamë, arsimi profesional ti kthehet lavdisë së dikurshme.

Më tej Velija theksoi se: “Më vjen mirë që tashmja janë qartësuar gjerat, pasi tani bëhet fjalë për një model punë. Sa iu takon fillimit të vitit të ri shkollor, do përcaktojmë mirë në dy javët e para për arsimin profesional.”-tha Veliaj. Duke u ndalur tek çështja e punësimeve, ministri Veliaj theksoi se nëse dikush ka mbaruar 4 klasë shkollë atëherë duhet të drejtohet drejt arsimit profesional. “Kollaj është të thuash se nuk dua punë ordinere, por duhet të dimë se çfarë mund të bëjmë. Edhe varfëria mund të jetë shumë dinjitoze, ndaj fakti që nuk keni pasur vëmendjen e duhur nga qeveria nuk është justifikim për ta lëshuar vetën në disa raste. Siç ishte inspektimi që kam bërë në shumë shkolla, ku kam gjetur dhe pa derë.”-tha ministri Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.