Home / Europa / Udhëheqësit e Qipros, bisedime në Gjenevë për bashkimin e ishullit

Udhëheqësit e Qipros, bisedime në Gjenevë për bashkimin e ishullit

Udhëheqësit e Qipros kanë udhëruar drejt Gjenevës, për të marrë pjesë në bisedimet e organizuara nga OKB-ja, ndërsa raportohet për optimizëm të konsiderueshëm se ata mund të arrijnë një marrëveshje, që do t’u japë fund dekadave ndarje.

Zyrtarë të OKB-së thanë se kreu qipriot grek, Nicos Anastasiades, dhe homologu i tij turk, Mustafa Akinci, kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të arritur një marrëveshje.

Megjithatë, ekspërtët thonë se duhet treguar durim, pasi dështimet e shumta në të shkuarën nuk janë një ogur i mirë.

Mediet thonë se qëllimi i bisedimeve është që të arrihet një marrëveshje paraprake për një propozim, që parashikon bashkimin e Qipros, por në formën e një federate.

Sipas propozimit, pushteti do të ndahet mes dy komuniteteve.

Qipro është e ndarë që prej vitit 1974, kur pjesa e tij veriore u pushtua nga trupat turke, pas një grushti shteti në ishull nga grekët qipriotë të mbështetur nga Athina, që kërkonin bashkimin me Greqinë.

Pjesa veriore e ishullit, ose një e treta e tij banohet nga qipriotë turq, ndërsa pjesa tjetër nga qipriotë grekë.

Ka shumë çështje që duhen diskutuar mes palëve dhe zgjidhjet s’janë aspak të lehta, por nëse ata shënojnë progres, në bisedime do të bashkohen edhe krerët e 3 vendeve që garantojnë sigurinë në ishull, pikërisht Greqisë, Turqisë dhe Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.