Te ndryshme

2 vjet pa kafe dhe alkool, ja si i ndryshoi jeta këtij njeriu

Shumë njerëz në fillim të vitit premtojnë se do të ndryshojnë diçka për mirë në jetën e tyre dhe Tobias van Schneider, një banor i Nju Jorkut (SHBA), nuk bëri përjashtim.

Vetëm dy vjet më parë, në janar të vitit 2015, ky amerikan vendosi të hiqte dorë plotësisht nga alkooli dhe kafeina, dhe tri ditë përpara mbërritjes së 2017-ës ndau përvojën në blogun e tij, raporton “The Independent”.

Tobias vërejti ndryshime drastike në jetën e tij, dhe jo vetëm në trup dhe në shëndet, por edhe në ndërveprimin social dhe në xhepin e tij.

Heqja dorë nga alkooli, një kursim

Tobias ka vlerësuar se shpenzonte rreth 33 dollarë për pije alkoolike çdo ditë: rreth 1.000 $ në muaj. Autori i eksperimentit tregon se të shpenzosh një sasi të konsiderueshme parash për të shkuar në bare dhe për një ose dy shishe verë në javë është e zakonshme në Nju Jork.

Menaxhimi i kohës bëhet më i lehtë 

Schneider vuri në dukje, se nisi të dalë më pak gjatë natës dhe të shpenzonte më pak kohë në biseda të kota. “Është e mahnitshme se si kultura e të pirit filloi të zhdukej ngadalë nga jeta ime”, thotë njujorkezi.

Fle më mirë

Schneider ka vënë re se me jetën e tij “pa alkool” jo vetëm që ka filluar të flejë mirë gjatë natës, por gjithashtu e ka më të lehtë të zgjohet në mëngjes.

Jeta pa kafeinë është më e shëndetshme

Pavarësisht se ishte konsumues i flaktë i kafesë, Van Schneider thotë se pa këtë pije energjike ndjehet më mirë. “Heqja e kafesë nga menyja ime më ka ndihmuar të jem më i relaksuar, kafeja gjithmonë më stresonte”. Përveç kësaj, amerikani ka theksuar se mungesa e kafesë ka përmirësuar tretjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button