Politika

Bushati me homologun kanadez: Shqipëria krah partnerëve në luftën kundër terrorit të ISIS

bushati-320x191Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti në një takim paraditen e sotme homologun e tij kanadez, John Baird. Në konferencën për shtyp të mbajtur pas këtij takimi, ministri Baird siguroi se marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve do të intensifikohen në të ardhmen, duke u përqendruar në rritjen e investimeve kanadeze në Shqipëri.

Duke folur për çështje të nxehta të politikës së jashtme, Baird vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar në luftën ndaj terrorizmit të të ashtuquajturit shteti islamik ISIS, ndërsa nga ana e tij Bushati siguroi se Shqipëria do të jetë në krah të partnerëve të saj strategjikë në luftën ndaj terrorizmit që rrezikon seriozisht stabilitetin në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button