Home / Kronika / Dëbora në jug, situatë e pazakontë në Sarandë, Bashkia nuk ka borëpastruese

Dëbora në jug, situatë e pazakontë në Sarandë, Bashkia nuk ka borëpastruese

Bora që ka vijuar të bjerë gjatë natës në jug të vendit e ka shtruar Sarandën me një trashësi prej 10 centimetrash.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Sarandë, edhe rrugët e brendshme janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Autobotë të bashkisë po përpiqen të pastrojnë rrugët me ujë deti.

Situata në Sarandë është e pazakontë, pasi Bashkia nuk ka një shërbim borëpastrues.

Për shkak të borës, Qafa e Muzinës kalohet me vështirësi.

Situata është e ngjashme në Gjirokastër, ku qarkullimi me mjete në lagjet e sipërme është i pamundur. Aksi nacional Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës, është pothuajse i pakalueshëm për mjetet e vogla.

Zona e Zagories dhe Pogonit janë aktualisht të izoluara. Edhe Tepelena është mbuluar nga bora. Rrugët e brendshme pothuajse janë të pakalueshme për mjetet.

Edhe aksi nacional Përmet-Ersekë është i bllokuar dhe nuk  funksionon dogana e pikës kufitare të 3 urave, ku bora ka bllokuar rrugën. 11 fshatra të njësisë Frashër janë izoluar dhe trashësia e borës arrin në 70 cm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: