Home / Politika / Rama-Basha, replika për ecurinë e projekteve infrastrukturore në kryeqytet

Rama-Basha, replika për ecurinë e projekteve infrastrukturore në kryeqytet

– Basha: Qeveria bllokon projektet në mënyrë të paprecedentë; Rama: Bllokadë imagjinare –

RAMA SH

Edi Rama

 Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht kreu i PD-së, kanë replikuar të martën në distancë mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

Në një prononcim për mediat pas përurimit të një shkolle, Basha akuzoi kryeministrin Rama, se në mënyrë të paprecedentë ka bllokuar tërësisht projektet infrastrukturore për kryeqytetin. Sipas tij “gjithçka Rama po e bën për shkak të mllefit të tij politik”.
Basha renditi projektet që, sipas tij, janë bllokuar nga kryeministri, duke e vënë theksin tek bulevardi i Tiranës, terminali multimodern i pasagjerëve, ai për menaxhimin e mbetjeve, etj.

Kryetari i PD Lulezim Basha Foto ARKIV ATSH

Kryetari i PD Lulzim Basha

“Buxheti i bashkisë është zhbllokuar në korrik me urdhër të gjykatës, por Edi Rama e ka bllokuar sërish. Por unë si kryetar i bashkisë jam i vendosur ta drejtoj bashkinë në shërbim të qytetarëve. Puna do të vazhdojë dhe e keqja nuk do të triumfojë kurrë”, tha Basha.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama u shpreh se “Basha flet për bllokada imagjinare”. “Kryebashkiaku më kot që ka pasur Tirana flet në hava për bllokada imagjinare kurse me këmbë në tokë bën apo lejon dëme jashtë imagjinatës” shkruan Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: