Home / Parlamentare / Balla: PS kundër listave të hapura, por jo kundër numërimit elektronik

Balla: PS kundër listave të hapura, por jo kundër numërimit elektronik

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformës Zgjedhore, Taulant Balla tha se Partia Socialiste është kundër listave të hapura.

Ai deklaroi se mazhoranca nuk ka qenë asnjëherë kundër numërimi elektronik.

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore po zhvillon mbledhjen e radhës.

Një ditë më parë Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, thirri në një takim partitë e vogla parlamentare për të diskutuar mbi shqetësimin për zgjedhje të lira.

Bashkimi Evropian ka ofruar ekspertë për të diskutuar me përfaqësues të partive politike shqiptare mbi mundësinë e aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet parlamentare.

Por partitë e vogla ndahen për sa i përket teknologjisë, ato të rreshtuara pranë opozitës kërkojnë votim dhe numërim, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, por dhe partia “LIBRA” propozon që elektronika të përdoret vetëm në numërim e votave.

Opozita ka paralajmëruar bojkot të Kuvendit nëse nuk pranohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.