Kronika

Tahiri pret homologun austriak: Vlerësim luftës ndaj krimit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri priti në një takim në Tiranë, homologun e tij austriak, Wolfgang Sobotka, ku u bisedua për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar , terrorizmit, korrupsionit  dhe në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Tahiri vlerësoi bashkëpunimin me Austrinë edhe në kudër të trafikut njerëzor.

“Kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim të mirë edhe në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i cili kthehet në një prioritet duke konsideruar veçanërisht edhe lëvizjet emigratore në Ballkan dhe në Bashkimin Europian dhe në këtë kuadër ka akoma më shumë vend për bashkëpunim”, tha ai.

Ministri Tahiri nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore mbeten prioritete për integrimin e vendit në BE dhe suksesi kundër tyre është një gur i rëndësishëm kilometrik në këtë kuadër.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm austriak, Ëolfgang Sobotka tha se Shqipëria mbetet një partner i rëndësishëm në Ballkan për Austrinë, si strategjik ashtu edhe operativ. Sobotka e cilësoi 2017-n një vit të rëndësishëm për vendin tonë sa i takon hapjes së negociatave dhe për këtë rrëfeu një detaj.

“Ja thashë edhe zotit Ministër, që para ardhjes sime këtu zhvillova një telefonatë me Komisionerin Hahn, ku ne theksuam edhe një herë që viti 2017 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, por për këtë duhet të kapërcejë edhe sfidat që i kanë mbetur, në mënyrë që në 2017 të arrijë të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave të pritura”, deklaroi ai.

Sobotka foli për hapa përpara në luftën kundër krimit.

“Shqipëria ka ndërmarrë nisma të mëdha për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve, por mbi të gjitha për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria ndodhet në rrugën ndërmjet zhvillimit të trafikut të lëndëve narkotike, kjo për arsyeje sepse ndodhet në itinerarin e drogave që qarkullojnë  nga Amerika Latine dhe nga Afganistani dhe për këtë arsyeje Shqipëria ka një rol strategjik në luftën që zhvillohet kundër në luftën kësaj tendence”, u shpreh ministri austrak.

Sobotka përgëzoi Tahirin për për sukseset në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në këtë betejë.

“Ne folëm edhe për mbështetjen që ofron Austria për krijimin e një instance e cila gjurmon dhe kërkon personat në kërkim dhe në këtë drejtim shumë e rëndësishme është  edhe për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, sepse qëllimi ynë nuk është që vetëm të arrijmë të identifikojmë, të arrestojmë dhe të ndalojmë shpërndarësit e vegjël, por e rëndësishme për ne është që të arrijmë kokat e këtij trafiku”, u shpreh ai.

E në këtë kuadër, Sobotka tha se Austria është duke parë mënyrat sesi marrëveshja e prillit ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian për shkëmbimin dhe njohjen e të dhënave të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me krizën e refugjatëve, megjithëse përjashtohet që këtë vit vendi ynë të përdoret si rrugë e ndonjë fluksi masiv nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, Sobotka tha se vendi është në rrugën e duhur përsa i përket një sistemi modern të kontrollit të kufijve.

Austria vlerëson gjithashtu edhe luftën kundër terrorizmit.

“Shqipëria zhvillon një luftë mbresëlënëse ndaj terrorizimit dhe ka gjithashtu, siç më informoi kolegu im, një bilanc mbresëlënës përsa i përket luftës së terrorizmit dhe “foreign fighters””, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button