Te ndryshme

Prova për ekzistencën e “Planetit 9”

Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Kaliforni thonë se kanë prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë teorinë e ekzistencës së të ashtuquajturit “Planeti 9”.

Ky planet besohet se ndodhet në skajet më të largëta të sistemit tonë diellor dhe është 10 herë më i madh se Toka.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, thonë se prova e pakundërshtueshme për ekzistencën e këtij planeti u zbulua gjatë studimit të 13 trupave qiellorë në atë që njihet si “Brezi Kuiper”.

Në këtë brez ndodhen asteroidë, kometa dhe trupa të tjerë qiellorë të përmasave të vogla. Gjatë vëzhgimit të 13 prej tyre, studiuesit panë se të gjithë ata lëviznin me të njëjtën shpejtësi, sikur të tërhiqeshin nga një forcë e madhe.

Kjo tregon sipas studiuesve, se lëvizja e këtyre objekteve kushtëzohej nga një forcë gravitacionale e madhe, që vetëm një planet i përmasave gjigante mund ta ketë.

Arsyeja se përse ky planet nuk është kapur ende nga teleskopët, sipas shkencëtarëve, është se ai ndodhet përtej brezit të asteroidëve dhe trupave të tjerë qiellorë të përmasave të vogla, të njohur si “Brezi Kuiper”, që pengojnë fushëpamjen nga Toka.

Shkencëtarët besojnë se “Planeti 9” vërtitet në një orbitë tejet anormale rreth diellit dhe i duhen 10 mijë deri në 20 mijë vite që të realizojë një orbitim të plotë, ose më saktë, viti në këtë planet zgjat nga 10 mijë deri në 20 mijë vite tokësore. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button