Home / Kronika / Kush urdhëroi lirimin e tre agjentëve rusë, arrestuar në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë

Kush urdhëroi lirimin e tre agjentëve rusë, arrestuar në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë

Tre agjentë të FBS-së ruse të maskuar si gazetarë pasi që kanë fotografuar e incizuar bazën e Ushtrisë Shqiptare të ‘Pashalimanit’ në Vlorë, janë ndaluar dhe liruar menjëherë nga zyrtarë të policisë dhe ushtrisë së Shqiptare, kanë njoftuar burime të gazetës infojeta.net.

Ndalimi i tre agjentëve Rus në mesin e të cilëve ka qenë edhe Sergej Belous nga gazeta ‘Noboctnoi Front’, ka ndodh në fillim të muajit tetor të viti të shkuar ka thënë burimi i infojeta.net.

Në anën tjetër më 15 shtator 2016 në fshatin Hoçë të Madhe të qytetit të Rahovecit policia e Kosovës ka ndaluar e arrestuar dy gazetarë rusë të ‘Noboctnoi Front’, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët dyshohen se janë agjent të FSB-së, të cilët ne rajon gjenden me mision të caktuar.

auto_rus1474027230-640x360

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga gazetarët rus janë dëbuar nga Kosova dhe janë gjobitur për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë, pa dokumente përkatëse. Policia e Kosovës shtetasve rusë u ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite.

Sergej Belous, pak ditë pas depërtimit nga Kosova, me dy shokë të tjerë ‘viziton’ Muzeun ushtarak në bazën e Pashalimanit në Vlorë.

Diku mese datës 10-15 tetor, pasi që kishin vizituar Muzeun ushtarak në Bazën e ‘Pashalimanit’ në Vlorë, policia dhe ushtria Shqiptare kishte ndaluar tre persona të cilët ishin prezantuar si gazetar Rus e në mesin e të cilëve ishte dhe Sergej Belous, kanë njoftuar burimi të Infojeta.net nga SHISH dhe SHIU, me kushte të anonimitetit.

Sipas burimeve, agjentët Rus të maskuar si gazetar pasi që iu janë kontrolluar dokumentacioni dhe pajisjet e tyre, është parë se ata kanë fotografuar tërë bazën ushtarake të Pashalimanit, edhe në vendet ky është i ndaluar fotografimi.

Pas rreth 3-4 orë ndalim të Rusve e pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Tirana përkatësisht nga MM-ja vjen një urdhër “gazetarët e ndaluar Rus duhet të lirohen menjëherë dhe të gjitha pajisjet e tyre duhet t’iu kthehen, pra bëhet fjalë për aparat fotografik dhe kamera digjitale”, ka thënë burimi.

Urdhërim ishte shumë i qarë thotë burimi “agjentët-gazetarët rus, duhet të lirohen, aparatet e tyre duhet të kthehen të pa prekur, por ata duhet të depërtohen nga territori i Shqipërisë”.

 

Agjentët-gazetarët Rus nga Vlora nënë përcjellje të Policisë Shqiptare janë depërtuar në Malin e Zi nëpërmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ka thënë burimi.

Rusët patën një mik në Ministrin e Mbrojtjes, nuk na lejuan që ti arrestojmë e t’iu konfiskojmë pajisjet e as t’iu fshijmë filmimet e fotografimet  që i kishin bërë bazës ushtarake kanë thënë burimet e Infojeta.net.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.