Home / Europa / Europa e mbërthyer nga i ftohti e stuhitë

Europa e mbërthyer nga i ftohti e stuhitë

Pjesa më e madhe e Europës mbetet e mbërthyer nga moti i ftohtë me erëra të forta dhe stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar kaos në trafik, ndërprerje të energjisë elektrike dhe vonesa në udhëtime.

Energjia elektrike për rreth 350 mijë shtëpi në Francë u ndërpre përkohësisht, ndërsa paralajmërime të shumta për përmbytje janë në fuqi në brigjet lindore të Anglisë.

Ndërsa Gjermania përgatitet për shira të rrëmbyeshëm, parashikuesit thonë se kushtet më të rënda do të shënohen në lindje të vendit. Situata e vështirë mbetet edhe në Ballkan dhe Turqi.

Organizata Botërore Meteorologjike, thotë ndërkohë se moti i keq është përgjegjës për një numër të madh aksidentesh rrugore, mbylljen e shkollave dhe anulimet e fluturimeve.

Organizata po ashtu paralajmëron për pasojat e motit të ftohtë tek të pastrehët dhe emigrantët.

Zyrtarët janë veçanërisht të shqetësuar për vuajtjen e këtyre grupeve në Greqi dhe Serbi.

Mijëra emigrantë në Ballkan jetojnë në tenda pa pasur shumë mundësi ngrohjeje.

Agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët, UNHCR, më herët tha se disa emigrantë kishin humbur jetën si pasojë e të ftohtit në Bullgari. Disa vende, po përjetojnë edhe reshjet më të mëdha të borës në shumë vite me lumin Danub dhe ngushticën e Bosforit që janë mbyllur për lundrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.