Home / Bota / Kremlini sqaron mbi shprehjen e Putinit, “mund të marr Kievin për dy javë”

Kremlini sqaron mbi shprehjen e Putinit, “mund të marr Kievin për dy javë”

Pamje e Kremlinit

Pamje e Kremlinit

 Kremlini dënoi sot publikimin në median italiane jashtë kontekstit të disa shprehjeve të Valdimir Putin, cituar nga Jose Manuel Barroso, që thotë se Rusia mund të marrë Kievin në dy javë.

“Kjo nuk është e saktë”, deklaroi për median Juri Uçakov, këshilltar i Kremlinit për çështjet ndërkombëtare.

“Kjo i tejkalon praktikat diplomatike, nëse diçka e tillë është bërë. Kjo nuk është në nivelin e një personaliteti politik serioz”, vazhdoi ai.

Në një artikul të publikuar dje nga e përditshmja italiane “La Repubblica”, presidenti i Komisionit Evropian raporton se Putini nuk dëshiroi t’i përgjigjej pyetjeve të tij mbi ushtarët rus të pranishëm në Ukrainë dhe u tregua i pasjellshëm duke thënë se “Nëse unë dua, në dy javë marr Kievin”.

“Nëse këto fjalë janë prononcuar ose jo, mendoj se këto citime janë nxjerrë nga konteksti i tyre dhe kishin një kuptim krejt ndryshe”, dënoi Uçakov.

Leave a Reply

%d bloggers like this: