Kosova

Abdixhiku: Heshtja i jep zemër Serbisë

Opinionisti Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se agresioni i Serbisë po rritet, e ne ende heshtim e presim, e lusim, siç thotë ai, BE-në, duke shtuar se heshtja i jep zemër Serbisë.

“Një herë muri,
Më pas fletarresti,
Tash edhe treni.
Agresoni i Serbisë po rritet. E ne ende heshtim e presim, e lusim BE-në. Heshtja inkurajon Serbinë.

Heshtja i jep zemër Serbisë. Me heshtje tregojmë se s’ka zot shtëpie këndej – se s’ka shtet. Duke parë dobësitë tona, Serbia s’ka për t’u ndalë kurrë.

Ne mund të mos kontrollojmë gjithë veriun, por kontrollojmë gjithë pjesët tjera të vendit tonë. Kosova mund të bllokojë secilin mall tjetër që vjen këndej. Kosova mund t’i shkaktojë humbje milionëshe në ditë Serbisë.

Po e përsëris, Kosova duhet t’i vendosë SANKSIONE Serbisë. Kaq duhet për fillim. Kaq muskuj mund të tregojmë.

Përndryshe, ky tren mund të nisej edhe për Kroaci. Do të nisej por s’do kthehej kurrë nga atje”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button