Maqedonia

Ja sa është numri i vrasjeve në Maqedoni nga viti 2000

Nga viti 2000 deri më 31 gusht të vitit të kaluar, sipas të dhënave të policisë, në Maqedoni kanë ndodhur gjithsej 703 vrasje, në të cilat janë vrarë 735 persona. Nga këto vrasje 120 janë akoma të pazbardhura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Statistikat e policisë më tej thonë se numri më i madh i vrasjeve të pazbardhura është në periudhën e vitit 2003 dhe 2004. Në vitin 2003 ndodhën 75 vrasje ndërsa në vitin 2004 56 vrasje, gjithsej 36 vrasje gjatë këtyre viteve mbetën të pazbardhura.

Kriminologët thonë se nuk ka vrasje perfekte, por ka hetim të gabuar. Sipas tyre, policia efikasitetin më të madh e ka në 48 orët e para të vrasjes, nëse në këtë periudhë nuk gjendet vrasësi, me çdo ditë të kaluar është më e vështirë që ai të zbulohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button