Maqedonia

Dërgohet ndihmë humanitare për tridhjetë familje nga Kumanova

Organizata komunale e Kryqit të Kuq-Kumanovë, sot dhuroi ndihmë pako me ushqim, rroba me batanije për 30 familje të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve nga komunat Kumanovë dhe Nogoriçan i Vjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Kryqi i Kuq-Kumanovë me ekipin e tyre për përgjigje gjatë katastrofave vazhdon me aktivitetet dhe bën përpjekje për sigurimin e ndihmës humanitare për personat e rrezikuar social në rajone të bllokuara dhe pa qasje. Në ditët e fundit arritën të dërgojmë ndihmë për disa familje nga lagjet rurale të Kumanovës, si dhe fshatrat Cvilanc dhe Konju, të cilat jetojnë në kushte shumë të këqija’, deklaroi Bojan Petrushevski, sekretar i organizatës së Kryqit të Kuq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button