Ekonomia

Eksportet e mbyllin vitin me rritje zero, shtohet rreziku i varësisë nga një grup i vetëm

Në total 63% e eksporteve shqiptare kanë si avantazh kryesor konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe shitjen e lëndës së parë natyrore, kryesisht bruto, të papërpunuar. Në Maqedoni, vetëm eksportet e katalizatorëve janë sa 60% e totalit të eksporteve shqiptare. Në total eksportet e Maqedonisë janë rreth 5.2 miliardë euro, apo gati trefishi i atyre shqiptare…

Gjatë vitit 2016, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 243.5 miliardë lekë (rreth 1.8 miliardë euro) mallra, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në raport me vitin e kaluar, eksportet kanë shënuar një rritje të papërfillshme prej vetëm 0.1%, duke shënuar vitin e dytë radhazi me një performancë të dobët. Gjithsesi, pas një gjysme të parë të vitit me tkurrje, që arriti deri në -8%, pjesa tjetër e vitit ishte më pozitive, duke rikuperuar këtë humbje. Sektori që mbajti në këmbë eksportet tona ishte ai i “tekstile dhe këpucë”
Grupi me performancën më të mirë ishte ai i “Tekstile dhe kupucë”, që punon kryesisht me material porositësi. Eksportet e tij arritën në rreth 107 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 18%. Ka qenë performanca e mirë e këtij grupi, që ka mbajtur eksportet në këmbë përgjatë gjithë vitit. Eksportuesit pohojnë se ka një rritje të kërkesës nga partnerët e huaj, kryesisht ata italianë, teksa dhe kompanitë shqiptare kanë ecur mirë, sidomos ato të këpucëve, në drejtim të mbylljes së ciklit dhe rritjes së vlerës së shtuar.
Eksportet e “minerale, lëndë djegëse energji” ranë me 28% më bazë vjetore në 47 miliardë lekë. Ky grup u godit në gjysmën e parë të vitit nga konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare e çmimeve, sidomos nafta, ndërsa e mori veten pak më vonë. Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend raportoi rritje të shitjeve në dy muajt e fundit të vitit.
Shitjet e “materiale ndërtimi e metale” ranë me rreth 10% në 32 miliardë lekë. Kërkesa për faliment për arsye risktrukturimi e Kurum në shkurt 2016 ishte arsyeja kryesore që ndikoi në këtë performancë negative. Edhe ky grup e mori veten në pjesën e dytë të vitit, sidomos në dhjetor eksportet u rritën me 64%. Një pjesë e aktivitetit të Kurum i ka kaluar kompanisë Albametal.
Eksportet e “pije, ushqime e duhan” shënuan ecurinë e dytë më të mirë pas “tekstile e këpucë”, me një zgjerim vjetor prej gati 20%, për të arritur në 25.3 miliardë lekë.
Grupet e tjera kanë shënuar një ecuri të dobët dhe mbeten relativisht të ulëta. Dy grupe “makineri dhe pjesë këmbimi” dhe “prodhime druri dhe letre”, që dy vite më parë morën hov kanë pasur ecuri modeste.

Sa pak diversifikim
Vitet e fundit janë bërë hapa prapa përsa i përket diversifikimit të eksporteve. Pesha e grupit “tekstile dhe këpucë” ka arritur në gati gjysmën e totalit, në 44%, nga 37% që ishte një vit më parë. Përveçse, eksportet e këtij grupi, pavarësisht zhvillimeve pozitive, janë kryesisht me vlerë të ulët të shtuar, ato e lënë vendit të varur ndaj goditjeve që mund të vijnë nga shteti fqinj Italia. Industria tekstile e këpucë punon kryesisht me material porositësi për kompanitë e shtetit fqinjë dhe ka si avantazh kryesor konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore.
Grupi i dytë më i madh është ai i “lëndë djegëse dhe energji” me 19% të totalit nga 27% një vit më parë. Edhe ky grupi ka si bazë shitjen e lëndës së parë të papërpunuar, kryesisht naftë bruto dhe është shumë i varur nga luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Në total 63% e eksporteve shqiptare kanë si avantazh kryesor konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe shitjen e lëndës së parë natyrore, kryesisht bruto, të papërpunuar.
Pas këtyre dy grupeve, renditen “materiale ndërtimi e metale”, me 13% të totalit dhe “ushqime e duhan” me 10% të totalit.
Për krahasim në Maqedoni, eksportet janë shumë më të diversifikuara dhe specializuara. Produktet kryesore të eksportuara janë katalizatorët (rreth 1.2 miliardë dollarë, apo sa gati 60% e gjithë eksporteve shqiptare), centrifugat ($425M), xeherorët ($383M), fije dhe kabull elektrik ($255M) veshje për femra ($194M), sipas burimeve zyrtare. Në total eksportet e Maqedonisë janë rreth 5.2 miliardë euro, apo gati trefishi i atyre shqiptare.
eksportet sipas grupeve 2015

eksportet sipas grupeve 2016

ecuria e eksporteve sipas griupeve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button