Home / Bota / Rusia “përjashtohet” nga G-20

Rusia “përjashtohet” nga G-20

G20Australia do të loboj që presidenti rus, Vladimir Putin, të mos marr pjesë në Samitin e G-20, i cili do mbahet në Brisbane.

Ministri i Jashtëm i Australisë, Julie Bishop dhe ministri i Mbrojtjes, David Johnston, në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uells gjatë kësaj jave, kanë marrë përsipër misionin e ‘përjashtimit’ të shtetit rus nga Samiti i G-20, i cili do të mbahet në Brisbane të Australisë.

E gjithë kjo, vjen pas mbështetjes që po i bënë shteti rus separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, ndërkohë kryeministri australian, Tony Abbott, ka paralajmëruar sanksione edhe më të mëdha ndaj Rusisë.

Kujtojmë se Samiti i G-20 do të mbahet për dy ditë rresht, përkatësisht më 15-16 nëntor të këtij viti, ku marrin pjesë njëzet shtetet më të zhvilluara ekonomike në botë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: