Home / Rajoni / Maqedonia / PLT: Kriminelët nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë së re

PLT: Kriminelët nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë së re

Enes Ibrahim nga Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) sot përmes një komunikata ka reaguar ndaj situatës politike aktuale dhe formimin e qeverisë së re.

Ibrahimi thotë se në periudhën e kaluar qytetarët e Republikës së Maqedonisë me vendosshmëri e konfirmoi vizionin e saj për Maqedoni prosperuese dhe demokratike. Maqedonia nuk ka më vend për politikanët të cilët në periudhën e kaluar punuan kundër ligjeve, politikanë për të cilët ekzistojnë indice serioze se ka krime dhe politikanë për të cilët tanimë janë hapur procedura gjyqësore.

‘Këto zgjedhje jo vetëm që ishin test i vërtetë për demokratizimin e dhe dekriminalizimin e skenës politike të Maqedonisë, por në këto zgjedhje qytetarët e Republikës së Maqedonisë treguan se më asgjë nuk mund ta rrënojë stabilitetin dhe strukturën multietnike të këtij vebdi’.

Nga PLT shtojnë se Maqedonisë i duhet Qeveri e ri e cila di dhe me mençuri t’i zgjidhë problemet e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, duke përfshirë edhe komunitetin turk, e cila në periudhën e kaluar tërësisht ishte injoruar. PLT nuk do të lejojë të përsëritet skenari i njëjtë, veçanërisht anashkalimi i komunitetit turk.

Leave a Reply

%d bloggers like this: