Home / Rajoni / Maqedonia / Pritet rënie e çmimeve të banesave në Maqedoni

Pritet rënie e çmimeve të banesave në Maqedoni

Agjencia për kadastër dhe patundshmëri parasheh rënie të çmimeve të padunshmërive, kryesisht për shkak të rritjes së aktivitetit ndëtues dhe të uljes së ndjeshme të kërkesës për banesa.

Tani për tani, në tregun e patundshmërive ka rreth 11 mija banesa, 2800 nga të cilat janë të përgatitura. Drejtori i Agjencisë, Sllavçe Tërpesvski thotë se oferta et anishme për banesa e plotëson kërkesën për blerje të banesave.

Në çerekun e tretë të vitit të kaluar janë regjistruar 656 shitje banesash, respektivisht 147 më shumë se sa në çerekun e dytë, kur u regjistruan 499 shitje.

Tërpevski gjithashtu tha se çmimet e banesave nëpër komuna janë stabile, me një dallim prej 3000 denarësh për metër katror, por në disa komuna dallimi është shumë më i madh, e në disa tjera ka prirje të rënies së çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.