Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 2 shtator 2014

Horoskopi për datën 2 shtator 2014

horoskopiDashi

Ndonëse mendoni se fillimi i vjeshtës është një stinë e vetmuar për ju, kjo nuk do të thotë se duhet ta kaloni kohën duke u marrë me çështje që ju bëjnë melankolik. Gjeni zgjidhjen e duhur për çdo problem, sepse ju jeni të aftë!

Demi

Diçka thellë brenda vetes ju mundon. Megjithatë, buzëqeshja nuk largohet për asnjë çast prej buzëve tuaja. Besojini personave që keni pranë dhe asgjë nuk do t’ju ndalojë të arrini lumturinë më të madhe. Mos i ndaloni përpjekjet.

Binjakët

Çdo gjë duket e ngadaltë për ju, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ecë së shpejti me hapa gjigantë. Bëni durim dhe punoni shumë për të ndërtuar besimin e të tjerëve. Meritoni shumë, ndaj mos bëni lëshime për asgjë që nuk ju duket e drejtë.

Gaforrja

Jeta juaj nuk po shkon aspak keq. Nëse i shtoni investimet në fushat ku ndiheni rehat, atëherë do të keni përfitime më të mëdha dhe më të bollshme. Në familje duhet të dëgjoni pak më shumë zërin e të tjerëve, ndërsa në shoqëri bëhuni më aktivë.

Luani

Një pyetje që ju ka munduar për shumë kohë, do të marrë përgjigje sot. Bëhuni gati të njiheni me atë që ju ka munguar për shumë kohë. E pranoni apo jo atë që do të merrni vesh, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhni vetë.

Virgjëresha

Jeni shumë të lumtur, sepse po afron një ngjarje e madhe, të cilën e keni pritur për shumë kohë. Mos ngurroni të merreni me detyrat e përditshme që duket se i keni lënë pas dore. Njeriu që di t’i bëjë të gjitha del fitimtar.

Peshorja

Keni një dyshim të madh të cilin duhet ta zgjidhni sa më shpejt. Në familje, situata është e qetë. Në punë çdo gjë mund të zgjidhet pa problem. Mosmarrëveshjet që keni me shoqërinë nuk do të zgjasin shumë, vendosni më të mirën për ju.

Akrepi

Ngarkesa e madhe po ju duket e tmerrshme. Sapo të mësoheni çdo gjë do të shkojë në vendin e saj. Bëni durim me të tjerët dhe silluni sa më mirë që të mundeni. Kujdes, një person i afërt mund t’ju lëndojë me ose pa dashje, mos e lejoni.

Shigjetari

Keni plane të shumta dhe akoma më shumë vështirësi për t’i bërë realitet. Mos harroni nëse ia vini vetes kusht do t’ia dilni me sukses. Kushtojini rëndësi personit me të cilin jeni në çift, gjërat mund të marrin për keq.

Bricjapi

Ditën e sotme duhet të përpiqeni të çlodheni dhe të mos mendoni për asgjë tjetër veçse për veten tuaj. Është një moment i mirë për t’u kushtuar rëndësi detajeve të vogla që për shumë kohë i keni lënë pas dore.

Ujori

Qetësia juaj mendore do të prishet nga një person që nuk e njihni pothuajse fare, kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndiheni patjetër keq. Tregojuni të tjerëve vendin e duhur dhe mos lejoni askënd t’ju përcaktojë pa ju njohur.

Peshqit

Gjendja shpirtërore është e trazuar prej dobësisë fizike. Sapo të bëheni më mirë do arrini ta shihni botën me një sy tjetër. Nxitoni të kapni çastin e duhur për diçka që nuk e keni parashikuar mirë. Përqafoni sa më shumë ata që keni pranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: