Bota

Berlini reagon pas deklaratave të Theresa May

“Theresa May më në fund na qartësoi pak në lidhje me Brexit”. Ky ishte reagimi i parë i ardhur nga Gjermania pas fjalimit të kryeministres britanike, që foli gjatë në lidhje me synimet dhe objektivat e Londrës gjatë negociatave të shkëputjes.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se vlerësonte vullnetin dhe dëshirën e shprehur nga May për një qasje pozitive drejt Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të tij.

“Edhe 27 vendet e BE-së synojnë marrëdhënie të mira, të afërta dhe besimplota me Britaninë dhe ndajnë dëshirën për negociata sa më konstruktive për largimin”, thotë kryediplomati gjerman në një deklaratë publike.

Fjalimi është mirëpritur edhe nga Irlanda.

“Në fjalimin e saj, kryeministrja May vuri theksin tek marrëdhëniet specifike dhe historike mes Britanisë dhe Irlandës.

Në këtë kontekst, ajo e bëri të qartë se prioriteti i saj është ruajtja e zonës së përbashkët të fluturimeve dhe shmangja e rikthimit të kontrolleve të ashpra kufitare me Irlandën e Veriut. Ne përshëndesim që të dyja këto angazhime”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Republikës së Irlandës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button