Keshilla

Çaji, lëngu magjik që mban larg vdekjen e parakohshme

cajÇaji është vërtet pija më e mirë e ditës – pasi mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme, thonë kërkuesit.

Një studim tregon se konsumimi i çajit ul me 24 për qind rrezikun e vdekjes nga shkaqe që nuk lidhen me zemrën krahasuar me ata që nuk pinë çaj.

Ekspertët thonë çaji se është më i mirë se kafeja, meqenëse konsumuesit e mësuar me kafe priren të jenë më pak të shëndetshëm dhe duhanpirës.

Të mirat e çajit janë të shumta, falë përmbajtjes së lëngshme, antioksidantëve që ka, që mendohet se i bëjnë mirë zemrës.

Drejtuesi i studimit, profesor Nicolas Danchin tha se studime të mëparshme tregonin efekte të ndryshme të çajit dhe kafesë në shëndetin e zemrës.

Ai shtoi: “Nëse ju duhet të zgjidhni mes çajit dhe kafesë është më mirë të zgjidhni çajin”.

Studimi përfshiu 131.401 persona nga mosha 18 deri në 95 vjeç që kishin rrezik të ulët të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që morën pjesë në Qendrën e Parandalimit Mjekësor IPC në Paris mes janarit të vitit 2001 dhe dhjetorit të vitit 2008.

U regjistruan 95 vdekje prej sëmundjeve kardiovaskulare dhe 632 vdekje për shkaqe që nuk lidheshin me zemrën.

Konsumi i kafesë dhe çajit u mbajt shënim nëpërmjet një pyetësori dhe kishte klasifikimet: asnjë, 1 deri në katër filxhanë ose më shumë se katër filxhanë.

Kërkuesit zbuluan se ata që konsumonin kafe kishin rrezik më të madh kardiovaskular sesa ata që nuk pinin, veçanërisht për duhanpirjen, ku 57 për qind e atyre që konsumonin mbi katër filxhanë në ditë ishin duhanpirës.

Ata që nuk e pinin kafenë ishin më aktivë fizikisht, me 45 për qind nivel të mirë aktiviteti fizik krahasuar me 41 për qind të atyre që e pëlqenin shumë kafenë.

“Kjo është shumë domethënëse në popullatën tonë të madhe”, tha profesor Danchin në takimin e Shoqërisë Europiane për Kardiologjinë në Barcelonë. Çaji ka efekt të dukshëm në presionin e gjakut, i cili është tepër i ulët tek ata që pinë shumë çaj, krahasuar me ata që nuk pinë.

Profesor Danchin tha: “Në përgjithësi, ne priremi të kemi një profil më të lartë rrezikshmërie ndaj sëmundjeve kardiovaskulare për ata që e pëlqejnë shumë kafenë dhe një profil më të ulët rreziku për ata që konsumojnë çaj. Zbuluam gjithashtu ndryshime të mëdha gjinore”.

“Burrat janë më të dhënë pas kafesë se gratë, këto të fundit pinë më tepër çaj se burrat. Fakti që pirja e çajit ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare është i qëndrueshëm, por nuk kishte efekt domethënës për nga ana e statistikave lidhur me moshën, gjininë apo duhanpirjen.

Ata që nuk e pëlqejnë dhe nuk e konsumojnë çajin kanë 24 për qind më tepër gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës. Studimi nuk e përcaktoi llojin e çajit apo rastin kur ai përzihej me qumësht. Pjesëmarrësit në studim u pyetën vetëm sesa herë çaj pinin në ditë.

Të mirat e çajit

  1. Çaji u bën mirë personave që vuajnë nga diabeti. Sipas studimeve çaji jeshil ndihmon në përpunimin e sheqerit nga trupi.
  2. Çaji jeshil ndihmon në rritjen e dendësisë së mineraleve të kockave dhe në fortësinë e tyre.
  3. Konsumuesit e rregullt të çajit nuk preken nga sëmundjet e arterieve dhe kanë metabolizëm më të mirë.
  4. Çaji e ndihmon trupin të marrë veten prej rrezeve radioaktive.
  5. Nëse doni të jeni të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë, çaji është pija ideale.
  6. Çaji ju ul rrezikun nga prekja prej sëmundjes së Parkinsonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button