Kronika

Emergjencat: Shpërndarja e ndihmave me helikopter në veri dhe verilindje

Shpërndarja e ndihmave me helikopter do të vijojë në disa zona në veri dhe verilindje të vendit, teksa temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Operacioni do të kryhet me mjetet e Forcave të Armatosura, megjithatë Emergjencat Civile thonë se gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona.
Në të gjithë vendin, akset kombëtare janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndodhen në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Situata në qarqe paraqitet:

QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore  – Theth, po  punohet për hapjen e tij.
Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Aksi rrugor Ura e Zapodit-Ura e Shtrezës qarkullohet me zinxhirë.  Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra dhe Njësi Administrative Arrën, Zapod, si dhe fshatrat Turaj, Shtrezë, Nimçe, Curraj i Epërm, Salcë, Palcë Treshnjevë, Papaj, Gegaj, Lëkurtaj e Selimaj.

QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura, më përjashtim të aksit rruga nacionale – Lurë e cila vazhdon të jetë e bllokuar.  Gjithashtu të bllokuara janë dhe rrugët lidhëse të fshatrave Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të Njësive Administrative Selishtë. Akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë Kuben-Vasie, Ura e Qytezës-Zerqan dhe Ura e Çerenecit-Steblevë.

QARKU LEZHË
Në qarkun e Lezhës të bllokuara janë vetëm disa fshatra në Njësitë Administrative Orosh, Fan dhe në Nënshejt – Lajthizë të bashkisë Mirditë.

QARKU GJIROKASTËR
Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Të bllokuara janë Njësitë Administrative: Kurvelesh; Zagori, Buz dhe fshatrat Selckë, Selckë e Vogël dhe Shalë.

QARKU KORÇË
Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme.  Vetëm akset rrugore Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë  – Dardhë, Korçë – Ersekë, Ersekë – Leskovik janë të qarkullueshëm me zinxhirë.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button