ParlamentarePolitika

Xhafaj: Po ushtrohet presion ndaj institucioneve që merren me Vettingun

Fatmir Xhafaj shprehu shqetësimin për presion ndaj institucioneve që merren drejtpërdrejt me ligjin e Vettingut.

Jemi të shqetësuar për disa përpjekje për ta vendosur nën kontroll procesin e kandidimit, për të ushtruar presion ndaj punës së institucioneve që merren drejt për drejt me vettingun, për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve të ndershëm që duan të kontribuojnë në këtë proces”, tha Xhafaj.

Ai shtoi se “shohim me shqetësim disa përpjekje në sistemin e drejtësisë në prokurori dhe gjykata për ta deformuar frymën e detyrimit dhe detyrimet e normave që parashikon kushtetuta dhe ligjet e reja në këtë fazë procesi. Ne jemi të angazhuar të mbështesim çdo përpjekje pozitive në këtë proces, por edhe të përgatitur që të ndëshkojmë sot dhe nesër çdo përpjekje për zbatimin e keq të ligjit përmes shpërdorimit të detyrës të disa titullarëve të institucioneve publike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button