Home / Sporti / Veronese: E nis me Italinë? E bukur dhe stimuluese!

Veronese: E nis me Italinë? E bukur dhe stimuluese!

Marco Veronese ka zyrtarizuar kontratën si zëvendësues dhe pasues i Tramexanit në kombëtaren shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga vetë FSHF.

Vetë Veronese është shprehur se do të japë maksimumin e impenjimit dhe do të vihet në dispozicion të plotë të trajnerit të skuadrës.

“Jam realisht i nderuar që do të mbuloj edhe një detyrë të tillë, për të gjetur dhe për të bashkëpunuar me njeriun që mund të mësosh shumë prej tij. Jam po kaq i nderuar që do të punoj në vendin e Paolos, të cilit i uroj realisht një karrierë shumë të mirë në drejtimin e Luganos. Do të jap maksimumin e impenjimit tim dhe do të vihem në dispozicion të plotë të trainerit dhe skuadrës”, ka thënë Veronese.

E në fakt prezenca e tij në pankinë nis me Italinë, dhe kjo për të është e bukur, por dhe stimuluese. “Prezenca imë në pankinë nis me Italinë? E bukur, por edhe stimuluese. Por, është një ndeshje shumë e rëndësishme si gjithë të tjerat që do të zhvillojmë në grup”, theksoi Marco Veronese, ndihmësi i De Biazit, i cili e mori zyrtarisht detyrën këtë të enjte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: