Ekonomia

Falimenti, Volalbës i hiqet sekuestroja e llogarive bankare

Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të Volabës do të zhbllokohen. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e vendimit të Drejtorisë rajonale të Tatimeve.

Shoqëria ka nisur procedurat e falimentit që në maj të vitit 2013 dhe gjykata ka përcaktuar edhe listën e kreditorëve, të cilët do të përfitojnë nga shitja pjesë – pjesë me ankand të hapur.

Më konkretisht si kreditor falimentimi janë : 2F HAXHIAJ 2008 BALLSH, AL.P.IN SHPK TIRANË, ALB CELA SHPK, ALBA LEDI SH.A LUSHNJE, ALBANOVA SRL, ALBTELECOM SH.A , TELEKOM TIRANË, BEIMPEX&CO TIRANË & DURRËS, BEKTASH MATJANI, CEZ SHPËRNDARJE SH.A, DIMAPAK SHPK  TIRANË, DODA SHPK KURBIN, FRIMA MARINELA LUSHNJE, FOTO KOLA FIER, ILAVALDADIDGE BARI, KOMUNA GOLEM –LUSHNJE, OFRIS SHPK ELBASAN, PAVLLO DURI, QËNDRA TREGTARE ZHVILLIM KULTUROR, SABO S.A GREQI, SELENICË, BITUMI SH.A, SIGNUM SRL, STUDIO LEGALE TONUÇI, TONUÇI & PARTERS ALBANIA, TRICOM SRL BARI, UNICOAL SPA. UNIONI IDEA SHPK LUSHNJE, VTE TRADING, ZABIT KASA, THEOFILIS ALIMEMA CLIENT, OSSHE sh.a si dhe bankat e nivelit të dytë   janë: RAIFFEISEN BANK SH.A, INTESA SAN PAOLO BANK SH.A, VENETO BANK SH.A, si dhe punëmarrësit e shoqërisë në faliment ”Volalba” shpk, DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANË.

Në argumentimin e gjykatës thuhet se : ”Me datë 31 tetor 2016 Drejtoria Rajonale Tatimore ka vendosur bllokimin e llogarive bankare në lekë dhe valutë të Volalba shpk dhe adminsitratorit të kësaj Shoqërie për shkak të detyrimit të mbërritur deri me datë 31 tetor 2016 prej 75,628,604 lekë.

Shpresa Breçani, rezulton se me urdhrin e datës 03 nëntor 2016 Drejtori i DRT Tiranë ka urdhëruar zhbllokimin e llogarive të saj bankare të bllokuara me urdhrin e sipërcituar. Megjithatë pranohet nga personi i tretë se akoma llogaritë bankare të Volalba shoqëri në falimentim akoma i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të detyrimit të papaguar.

Sipas DRT Tiranë është vetë sistemi i cili i gjeneron këto detyrime vit pas viti edhe pse Shoqëria ka shpallur gjendjen e falimentimit. Ndërsa sipas administratores është rasti i parë që vetë një kreditor merr masa për të vjelur kredinë e tij në një proces falimentimi edhe pse ligji i posaçëm parashikon që ajo do bëhet nga gjykata e falimentimit dhe sipas një radhe të caktuar nga neni 605 të KC”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button