Ekonomia

CEZ-i/ Balla: Policia të sjellë me forcë Nuel Kalajn, Nishani e pajisi me pasaportë

Komisioni hetimor parlamentar që po heton proceduarat për privatizimin e CEZ, kërkon që Nuel Kalaj të sillet forcërisht nga policia për të dëshmuar.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, sipas të cilit Nuel Kalaj, i njohur edhe si sekser i djalit të ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, të sillet me forcë nga ana e policisë që të jap shpjegime për shumën prej 7 milion euro që ka tërhequr cash, lidhur me ndërmjetësimin e privatizimit në favor të çekëve.

Deri tani Kalaj nuk është paraqitur në komision për të dëshmuar dhe kjo ka ngritur dyshime të arsyeshme për rolin e tij në këtë proces.

“Ka ardhur dokumenti për hyrje daljet e Kalaj në Shqipëri sipas kërkesës së bërë nga komisioni hetimor. Nishani i ka dhënë pasaportë shtetasit Nue Kalaj. Ai duhet të sillet forcërisht për të dëshmuar”, ka deklaruar Balla.

Mësohet se biznesmeni nga Prizreni ka marrë nënshtetësinë shqiptare me një dekret nga presidenti Nishani në datën 14 dhjetor 2015.

Gjithashtu Taulant Balla ka kërkuar që edhe ish-drejtori i CEZ Hejsek të paraqitet në komision në mënyrë që të deklarojë se përse ai është paguar me një shumë aq të madhe.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA dhe BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te behet pastrimi etnik i shqipetareve nga hajduterite,kriminelet,trafikantet shqipetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button