Kronika

Vjedhja e BSH, Prokuroria fletëthirrje për 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, jo për Fullanin

Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës

Prokuroria e Tiranës ka firmosur 6 fletëthirrje për 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të cilët do të merren në pyetje lidhur me megavjedhjen e 713 mln lekëve nga departamenti i emisionit në Thesarin e Shtetit.

Dy nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, konkretisht Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi mësohet se do të merren në pyetje ditën e premte, ndërsa 4 anëtarët e tjerë, konkretisht zv/guvernatorja e parë, njëkohësisht nënkryetare e Këshillit Mbikëqyrës, Elisabeta Gjoni, si edhe anëtarët Dhori Kule, Petraq Milo dhe Ardian Civici do t’u duhet të japin deklaratat e tyre ditën e hënë. Ndërkohë, ende nuk ka një fletëthirrje për guvernatorin e Bankës Ardian Fullani.
Në fletë-thirrjet e saj prokuroria paralajmëron anëtarët se në rast mosparaqitjeje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, në bazë të nenit 308/C të Kodit të Proçedurës Penale mund të urdhërohet edhe shoqërimi i detyrueshëm i tyre.
17 persona janë arrestuar për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, nga të cilët 12 janë ende prapa hekurave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button