Home / Presidenciale / Nishani: Ekstremizmi në rajon, duhet më shumë angazhim nga BE

Nishani: Ekstremizmi në rajon, duhet më shumë angazhim nga BE

Zhvillimet më të fundit në rajon tregojnë se ka qarqe ekstremiste e nacionaliste që dëshirojnë të kthejnë rajonin pas në vitet e errëta të konflikteve, dhe për këtë kërkohet një rol më i madh i Bashkimit Europian.

Kështu është shprehur kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë takimit me zv. Ministrin e Jashtëm të Italisë Vincezo Amendola. “Zhvillimet më të fundit në rajon demonstrojnë se ka ende qarqe me frymë ekstremiste e nacionaliste, që dëshirojnë ta kthejnë rajonin pas në vitet e errëta të konflikteve. Për të ç’kurajuar këto zëra e qarqe, kudo që ato ndodhet, është i dëshiruar dhe i mirëpritur një rol  dhe një angazhim më të madh i Italisë dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë presidenti Nishani.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer mes institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, si në luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, ashtu edhe për menaxhimin e flukseve migratore që shfrytëzojnë hapësirën detare mes dy vendeve.

Amendola ndodhet në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, e që do të zhvillohet në Romë, si vijim i procesit të Berlinit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: