Kosova

Kosovë-Serbi/Bruksel: Darka e “pajtimit”, Thaçi: U kërkua njohja e Kosovës

Kosova dhe Serbia do ta vazhdojnë dialogun në nivelet më të larta. Ky ka qenë përfundimi i takimit Kosovë-Serbi në Bruksel. Bashkimi Evropian është I bindur se palët do të gjejnë zgjidhjen e problmeve përmes dialogut. Rëndësia e dialogut është theksuar nga njoftimet e BE-së si një nga çështjet me të rëndësishme pas incidentit me trenin. Por, zyra e shefes për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, e cila është shprehur e kënaqur me takimin e të dyja palëve, nuk ka përmendur incidentet.
“Unë si ndërmjetësuese e dialogut do të vazhdoj të jem e përfshirë personalisht në përkrahjen e implementimit të plotë të dalë nga takimi i sotëm, i marrëveshjeve të arritura dhe të progresit të ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve të të dyja palëve”, ka thënë Mogherini.
Delegacioni nga Prishtina është dakorduar për vazhdimin e bisedimeve në një seri takimesh në nivele të larta. Presidenti Hashim Thaçi tha se dialogu është i domosdoshëm.
“Pala kosovare ka kërkuar nga BE-ja të bëjë presion mbi Serbinë lidhur me provokimet e fundit dhe se Kosova do të përgjigjet në mënyrë institucionale ndaj tyre”, ka thënë Thaçi.
Pala kosovare ka deklaruar se nuk do të ketë negoaciata lidhur me murin në Mitrovicë, pasi kjo për Prishtinën është një çështje e mbyllur.
Për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, këto bisedime kanë qenë më të vështirat ndonjëherë. Për këtë ka shumë arsye, pasi, sipas tij, pakënaqësitë janë të shumta nga padrejtësia që Prishtina po i bën Serbisë duke e provokuar.
Mesazhet se Kosova është Serbi i ka çuar presidenti Tomisllav Nikoliç, i cili përkundër toneve të tij, thotë se dialogu është i domosdoshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button