Home / Intervista / Baird: Të lumtur që po luftojmë së bashku kundër terrorizmit

Baird: Të lumtur që po luftojmë së bashku kundër terrorizmit

Intervista

Ministri i Jashtëm kanadez shpreh interesin për rritjen e investimeve në Shqipëri

NGA ARMAND PLAKA 

kanadezi armetMinistri i Jashtëm i Kanadasë, John Baird, në intervistën e dhënë posaçërisht për gazetën “Shqip”, shprehet se pret rritjen e investimeve kanadeze në Shqipëri. Baird, në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, të parën e një ministri të Jashtëm kanadez në Shqipëri, përpos takimeve me zyrtarë të lartë, ka mbërritur dhe me misionin për sigurimin e armatimeve që Shqipëria po i ofron si kontribut në mbështetje të popullit kurd kundër IS. “Unë mendoj se siguria, lufta kundër terrorizmit, kundër anëtarëve të grupimeve që luftojnë minoritetet religjioze, të gjitha këto janë vlera që po ndajmë së bashku me Shqipërinë. Jemi të lumtur që po punojmë së bashku për të mbështetur luftën e kurdëve për mbrojtjen e vetvetes nga terrorizmi”, shprehet Baird.

I nderuar zoti ministër, ju falënderojmë që pranuat ftesën tonë. Jemi të interesuar në rezultatin e kësaj vizite, si dhe mbi një opinion tuajin mbi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona?

Marrëdhëniet tona janë rritur përgjatë këtyre 25 viteve të fundit, e Shqipëria, me ç’shihet, është bërë tashmë një partner i rëndësishëm në çështjet e sigurisë e të mbrojtjes, është bërë aleat i NATO-s. Ne gjithashtu kemi rritur nivelin e marrëdhënieve tona ekonomike, ku kompanitë kanadeze tashmë renditen ndër investitorët më kryesorë në Shqipëri. Kështu që marrëdhënia mes nesh është e fortë dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë edhe më shumë.

kodheli ministri kanadezSiç e dimë, të dyja vendet tona përfaqësojnë një koalicion forcash që po kontribuojnë në proceset e paqes dhe në furnizimin me armë të grupeve që po luftojnë ato islamike. Ç’mendim keni në lidhje me këtë fakt?

Unë mendoj se siguria, lufta kundër terrorizmit, kundër anëtarëve të grupimeve që luftojnë minoritetet religjioze, të gjitha këto janë vlera që po ndajmë së bashku me Shqipërinë. Jemi të lumtur që po punojmë së bashku për të mbështetur luftën e kurdëve për mbrojtjen e vetvetes nga terrorizmi.

Çfarë mendoni për rolin e Shqipërisë në këtë proces.

Shqipëria është duke marrë një rol shumë të rëndësishëm si anëtar i NATO-s, ka qenë një partner i madh për Kanadanë. Jemi të gëzuar që marrëdhënia jonë është kaq e fortë në luftën kundër terrorizmit.

Le të flasim pak për lidhjet tona ekonomike, në ç’nivel i vlerësoni ato?

Shkëmbimet tregtare janë të mira, por mund të ishin edhe më të mira. Ne po nënshkruajmë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian gjatë javëve të ardhshme, dhe Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së. Po studiojmë investimet në Shqipëri dhe siç shihet ne duam ta forcojmë këtë bazë bashkëpunimi, veçanërisht në sektorët e energjisë e atë minerar, po shohim mundësitë për të krijuar vende të reja pune dhe rritje ekonomike, në të dyja vendet tona, çka është edhe prioritet kryesor i të dy popujve tanë.

Zoti ministër, ndoshta jo çdo shqiptar e di se në Kanada ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh që punojnë e jetojnë atje. Çfarë mendoni ju për këtë komunitet të ri, këtë prurje të re në vendin tuaj?

Mua më është thënë se janë 60 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kanada, por ata po bëhen kanadezë dhe ne vlerësojmë kontributin e tyre në shumë fusha të jetës.

Çfarë mendoni rreth përmirësimit të imazhit tonë nëpërmjet ndihmës suaj?

Jemi të lumtur të jemi partnerë me Shqipërinë, në çështjet e ekonomisë e të sigurisë, jemi të prirur t’i forcojmë. Ministri i Jashtëm shqiptar do të vizitojë së shpejti Kanadanë, ndërsa unë po e vizitoj atë tashmë, shpresoj ta shohim njëri-tjetrin rregullisht në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s. Jemi të prirur t’i qëndrojmë këtij stadi, duke punuar në forcimin e sigurisë dhe marrëdhënien në fushën e mbrojtjes, çka në të vërtetë është e mirë, por ne po punojmë ta bëjmë atë edhe më të fortë.

Kodheli

“NATO po përballet me kërcënime të ndryshme” 

Në komandën e Forcës Ajrore në Rinas, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi takimin me ministrin e Jashtëm të Kanadasë. Që të dy zyrtarët vizituan avionin e ushtrisw kanadezeqw po mundëson dërgimin e armëve në ndihmë të Irakut. Ministrja Kodheli e falënderoi ministrin kanadez për kontributin që vendi i tij po jep në operacionin e përbashkët të dërgimit të ndihmës së dhënë për qeverinë e Irakut. Kodheli vlerësoi se ky kontribut është shumë i rëndësishëm, në momentin kur e gjithë Aleanca po përballet me kërcënime të ndryshme ndaj sigurisë dhe paqes. Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, inkurajoi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kanadanë në fushën e mbrojtjes, duke intensifikuar më tej trajnimet e ushtarakëve shqiptarë në Kanada, shkëmbimet e përvojave të oficerëve apo nënoficerëve, vizita të ndërsjella. Nga ana e tij, ministri Baird theksoi se Kanadaja e vlerëson maksimalisht kontributin që Shqipëria po jep në këtë operacion të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e popullit të Irakut dhe të rajonit të Lindjes.

Më pas, të dy ministrat zhvilluan një bisedë edhe me ekuipazhin e avionit kanadez dhe përgëzuan trupat e angazhuara në këtë operacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.