Bota

Taksa e murit, Meksika: E paguajnë amerikanët

Meksika ka reaguar në lidhje me sugjerimet e Donald Trump për vendosjen e një takse prej 20 përqind për të gjitha produktet meksikane që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

I pari që ka folur në lidhje me këtë është ministri i Jashtëm Luis Videgaray. Ai tha se pavarësisht zotimit të Donald Trump se kjo taksë detyron Meksikën që të paguajë për murin në kufirin mes dy vende, ata që vërtet do të paguajnë këtë kosto janë konsumatorët amerikanë.

“Një taksë për mallrat meksikane që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nuk është rruga e duhur që detyron Meksikën të paguajë për murin, por mjeti që bën konsumatorët e Amerikës së Veriut që të paguajnë më shumë për avokadot, lavatriçet, televizorët e të tjera produkte”, u shpreh ai.

Kryediplomati meksikan përjashtoi mundësinë që vendi i tij të paguajë qoftë edhe një cent për ndërtimin e këtij muri.

Gjatë javës, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që autorizon hartimin e projektit dhe nisjen e punimeve për ndërtimin e barrierës, kostoja e së cilës përrlogaritet deri në 12 miliardë dollarë.

Të enjten, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se një taksë 20 përqind për produktet meksikane që hyjnë në SHBA do të gjeneronte përafërsisht 10 miliardë dollarë në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button