Bota

Kili në flakë

Banorët e Kilit kritikuan presidenten e vendit, Michelle Bachelet dhe autoritete të tjera për përgjigjjen tejet të vonuar ndaj zjarreve më të rënda në historinë e vendit, që deri tani i kanë kushtuar jetën 7 personave.

Qyteti i Santa Olgës është rrafshuar plotësisht nga flakët dhe banorët e tij nuk mund të bënin asgjë veçse të shihnin nga larg shtëpitë e tyre të përpira nga zjarri i pandalshëm. 85 vatra të veçanta zjarri po shkrumbojnë zonat qendrore dhe jugore të Kilit dhe deri tani kanë djegur mbi 190 000 hektarë, një sipërfaqe dy herë më e madhe se Nju Jorku.

Mediat vendase ndërkohë sjellin akuzat e disa zyrtarëve lokalë që thonë se zjarrfikësit braktisën qytetin e Santa Olgës për të shpëtuar jetët e tyre, pasi flakët ishin tejet të forta. Mësohet se mbi 7000 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe me qindra janë strehuar në qendra emergjence. Veç kritikave të njerëzve për reagimin e ngadaltë qeveritar, duket se edhe ekspertët fajësojnë autoritetet.

Sipas tyre, fakti që numri i viktimave fatmirësisht është kaq i ulët do të thotë se rrezikshmëria e flakëve u vu re që herët, por nuk u reagua shpejt mjaftueshëm për të shpëtuar pronat, arat apo pyjet. Për më tepër, viktimat janë kryesisht policë dhe zjarrfikës, dicka që tregon se banorët ia kishin mbathur prej kohësh nga banesat e tyre.

Ndërkohë, shumë vende të Amerikës Latine, por edhe të botës, kanë dërguar pajime dhe ndihmë në Kili për të luftuar flakët. SHBA dhe Rusia kanë dërguar avionë që quhen superdepozita që mbajnë sasi të mëdha uji dhe që përdoren në emergjenca të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button