Home / Bota / Ekzekutohet një tjetër shtetas amerikan nga xhihadistët e Shtetit Islamik

Ekzekutohet një tjetër shtetas amerikan nga xhihadistët e Shtetit Islamik

gazetarVideoja e ekzekutimit të gazetarit amerikan Steven Sotloff, që u publikua dje në mbrëmje nga xhihadistët e Shteit Islamik është autentike, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Shërbimet amerikane të zbulimit analizuan videon e publikuar, ku tregohet shtetasi amerikan Steven Sotloff dhe vlerësuan se ajo ishte autentike”, deklaroi Caitlin Hayden, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vetëm 14 ditë pas ekzekutimit të amerikanit James Foley, Shteti Islamik vrau edhe Steven Sotloff që ishte marrë peng në gusht 2013 në Siri, sipas një videoje të publikuar nga xhihadistët. Këto imazhe ngjallën një valë indinjimi në të gjithë botën.

Obama, që e ka cilësuar Shtetin Islamik si kancer, urdhëroi sot dërgimin e 350 ushtarëve në Bagdad për të mbrojtur personelin diplomatik amerikan. Ata do t’i shtohen 470 ushtarëve që janë dërguar që prej fillimit të ofensivës xhihadiste më 9 korrik.

One comment

  1. Po amerikanet kur ju bejne shurren ne koke te vdekurve

Leave a Reply

%d bloggers like this: