Te ndryshme

Historia e parë e dokumentuar e vampirëve në Europë vjen nga Ballkani

Vampirët zakonisht lidhen me errësirën dhe kështjellat e braktisura në Transilvani, mirëpo historitë e vampirëve ekzistojnë edhe në kulturat e tjera.

Në fakt, një prej historive më trishtuese vjen nga një rajon ballkanik, Kroacia e ditëve të sotme.

Në vitin 1672 Jure Grando u bë personi i parë real në histori, i cili u përshkrua si vampir i vërtetë.

Portali “All Night” raporton se legjenda e  Jure Grando-s fillon në një qytet të vogël kroat të quajtur Kringa, ku jeta ishte e qetë dhe tradicionale. Ai përshkruhet të ketë qenë një karakter i keq, mirëpo kishte një grua të mirë dhe jetonte si qytetar i zakonshëm, që merrej me gur-gdhënie.

Jure Grando vdiq në vitin 1656 pas një sëmundjeje dhe u varros në varrezat lokale. Sipas legjendës, ai nuk qëndronte në varr, por ngrihej natën dhe brodhte fshatin duke trokitur në dyer dhe duke frikësuar çdokënd.

Njerëzit e zonës raportuan se çdokush që dëgjoi të trokitura gjatë natës, në ditët në vazhdim gjeti të vdekur një person të familjes.

Sipas historianeve tmerri në zonë zgjati për 16 vite. Vetë bashkëshortja e Grandos pranoi se e kishte shikuar disa herë dhe se shfaqej rregullisht në dritaren e saj dhe e tmerronte.

Përfundimisht, në vitin 1673, kryetari i fshatit përcaktoi një grup burrash trima dhe të rij që shkuan për të kontrolluar varrin për t’i dhënë fund terrorit. Nëntë persona shkuan në varreza dhe hapën varrin e vampirit.

Pavarësisht se ai kishte vdekur 16 vite më parë, ata e gjetën trupin e tij të paprishur, dhe me buzëqeshje në fytyrë. Të rinjtë u tmerruan nga paraqitja e shëndetshme e vampirit dhe u larguan të tmerruar.

Me të siguruar ndihmën e priftit të zonës, burrat u kthyen sërish tek varrezat kësaj radhe për  ta dëmtuar.

U përpoqën t’i ngulnin shigjeta druri por nuk ishte mjaftueshmërisht e fortë. Pastaj morën sëpata, e çanë dhe e varrosën sërish me shpejtësi për herë të dytë.

Shumë persona në Ballkan mendojnë se Grando ishte në të vërtetë një person i vërtetë që u kthye disi në një mostër legjendash. Tre shkrimtarë-shkencëtarë të ndryshëm nga Shekulli XIX kanë dokumentuar gjerësisht detajet e jetës së Grandos dhe pas-jetën e tij në libra dhe ese. Detajet kryesore të ekzistencës së këtij vampiri mbeten të njëjta.

Sot, qyteti i Kringa-s ka pak për të treguar përveç legjendës së Grandos, e cila është përqafuar nga banorët duke krijuar bare me temë vampirët si dhe dyqane për tërheqjen e turistëve. Në këtë kuptim, Grando është ende gjallë, duke i mbajtur rrugët e qytetit të tij ende misterioze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button